Royal G
Këtu do të ndjeheni në shtëpinë tuaj
ROYAL G HOTEL & SPA
Royal G Hotel & Spa ndodhet në brigjet e bukura të Detit Adriatik në qytetin e Durrësit, vetëm 20 minuta ecje nga qendra historike e qytetit.
Hoteli ndodhet vetëm 25 minuta larg nga aeroporti ndërkombëtar Nene Tereza dhe 30 minuta nga qëndra e kryeqytetit, Tiranës. Pozicioni i favorshëm e bën atë të përshtatshme edhe për pushime të shkurtra.
Gjatë qëndrimit tuaj ne Royal G Hotel & Spa mund të shijoni diellin dhe detin, mund të provoni ushqimin e mrekullueshëm të shërbyer në restorantin tonë à la carte dhe ndjesinë relaksuese të qendrës sonë Spa.
Eksperienca jone nder vite ne fushën e ndërtimit na solli në piken që kuptojmë ku qëndron mirëqenia. Çdo njeri pret me padurim për pushime dhe kur mendon pushim ëndërron për eksperiencën më relaksuese të mundshme, për ne ideja e një hoteli është pikërisht kjo: “t’i dhurojmë njerëzve një eksperience të paharrueshme”. Misioni ynë synon t’i japë çdo klienti ndjesinë e shkëputjes nga rutina dhe monotonia e se përditshmes.
Shtëpia juaj larg shtëpisë. Dorëzohuni natyrës ne një nga 110 dhomat tona te pajisura me çdo gjë qe ju duhet për t’iu larguar shqetësimeve të përditshmërisë suaj si në udhëtime ne grup ashtu edhe me familjen.
Familja jonë ka qënë gjithmonë e dedikuar ndaj cilësisë që në vitin 1910 me prodhimin e vajit të ullirit, pas regjimit komunist ne evoluam ne një drejtim krejtësisht të ri duke punuar për krijimin e ndërtesave cilësore dhe me standarde të larta për familjet e reja. Gjatë rritjes sonë në vite kemi mësuar rëndësin e ndryshimit dhe të inovacionit, kjo është edhe arsyeja pse vendosem te hynim ne këtë sfidë të re në fushën e Hotelerisë dhe turizmit.
Oferta Eksluzive
Shijo benefitet dhe përfito i pari nga ofertat dhe promocionet.